Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Djali i presidentit serb Aleksandër Vuçiç viziton Kosovën, surprizon me dhurata

Danilo Vuçiç, djali i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç ishte së fundmi në Kosovë. Ai ka vizituar komunitetin serb në territorin e Kosovës, ndërsa ka surprizuar fëmijët me dhurata për Vitin e Ri.

Djali i presidentit shpërndau pako të Vitit të Ri fëmijëve në fshatrat Suvo Grlo dhe Banje në komunën e Skënderaj, në kopshtin “Maja” dhe shkollën fillore lokale.

Ai vizitoi kopshtin e fëmijëve “Maja” dhe shkollën fillore lokale. Danilo Vuçiç shkoi gjithashtu edhe në fshatin Prolluzhë të Vushtrrisë, ku sërish shpërndau dhurata në një kopësht fëmijësh. Pamjet e kësaj vizite nga djali i Presidentit janë shpërndarë edhe në faqen e Facebook të kopshtit.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet