Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Armën e kishte hedhur në një depozitë uji”, policia jep detajet e arrestimit të 19-vjeçarit

Policia ka dhënë detaje për árrèstimin e 19-vjeçarit Emiljano Sali, i cili u vu në pránga disa orë pasi qèlloi me ármë në ajër në qytetin e Korçës. Ai shkrepi pesë herë me kállashnikov rreth orës 10:15 dhe më pas ia mbathi.

I riu u kap në automjetin tip “Benz” në lagjen nr.9. Sali e kishte hedhur ármën e zjárrit në një depozitë uji për t’iu shmangur përgjegjësisë ligjore. Dyshohet se ka patur kònflikt me të tjerë, por mbetet ende e paqartë se çfarë e ka nxitur që të përdorë ármèn në rrugë.

Njoftimi i policisë: Qèlloi në ajër me ármë zjárri, kapet dhe árrèstohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur paraditen e sotme në lagjen nr. 17, Korçë.

Sèkuestrohet árma e zjárrit tip automatike, të cilën e posedonte pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Pòlicisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur ditën e sotme në lagjen nr. 17, Korçë, si edhe nga informacione të siguruara në rrugë policore, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit E. S., 19 vjeç, banues në Korçë.

Shtetasi i mësipërm, u kap nga forcat e pòlicisë në lagjen nr. 9, Korçë, me mjetin tip “Benz”, i cili për t’iu shmangur përgjegjësisë ligjore, kishte hedhur ármën e zjárrit tip automatike, që dyshohet se përdori në ngjarje, në një depozitë uji.

Armá e zjárrit së bashku me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Pròkurorisë pranë Gjykátës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet