Pasi u pezullua nga “Përputhen” Ana Lleshi u tërhoq për disa ditë nga Instagrami duke i lënë fansat kuriozë se çfarë po bënte me jetën e saj.
Ajo ka vendosur që të kryejë ndërhyrje estetike në hundë. Ndërkohë lajmi u bë me dije nga vetë ajo me anë të një videoje të publikuar në Instagram.
Ajo vazhdimisht ‘kritikohej’ nga fansat, të cilët e pyesnin se kur do të kryente ndërhyrje.
Theksojmë se Ana bashkë me Arjonin u pezulluan nga programi pas publikimit të disa fotove nga shtrati.