Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Yuri Kim për 1-vjetorin e SPAK: SHBA do e mbështesë fuqimisht për të arritur rezultate në 2021

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka dhënë një mesazh mbështetjeje për SPAK në 1-vjetorin e ngritjes së kësaj strukture të re të drejtësisë.

Znj.Kim thotë se SHBA e mbështet SPAK për të arritur rezultate në 2021. Po ashtu ajo thotë se drejtuesi i SPAK, Arben Kraja ka konfirmuar se institucioni është i vendosur për t’i dhënë fund mosndëshkimit.

STATUSI NGA AMBASADORJA YURI KIM

Në 1 vjetorin e SPAK, Kryeprokurori Arben Kraja iu përgjigj pyetjeve se si do të funksionojë SPAK. Më e rëndësishmja, ai konfirmoi vendosmërinë e SPAK për t’i dhënë fund mosndëshkimit të kriminelëve në Shqipëri. SHBA do të mbështesë fuqimisht SPAK për të arritur rezultate në 2021.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet