Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Video/ Gjendet në akull trupi i ujkut mbi 56 mijë vite i vjetër

Një zbulim i madh është bërë në akull nga shkencëtarët kanadezë.

Sipas BBC, një ujk i ngrirë është gjetur në pjesën veriore të Kanadasë dhe besohet të jetë të paktën 56 mijë vite i vjetër

I fshehur në akull për dhjetëra mijëra vite, ky ujk është zbuluar nga “gjuetari i thesareve” Trondek Hough.

Shkencëtarët thonë se qimet e ujkut dhe dhëmbët ishin ruajtur shumë mirë – pothuajse të padëmtuar fare.

“Ujku praktikisht është 100 për qind i paprekur, ajo çfarë i mungon janë sytë”, ka thënë për EurecAlert, profesoresha Julie Michen.

Duke përdorur teknologji të ndryshme, një ekip i shkencëtarëve kanë arritur të zbulojnë edhe mënyrë se si kishte jetuar. Bazuar në analizat e ADN-së, shkencëtarët kanë zbuluar se sipas të gjitha gjasave kanë jetuar para 56 apo 57 mijë viteve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet