Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Varianti afrikan i Covid, më i transmetueshëm/ Londra bllokon udhëtimet me Afrikën e Jugut

Virusi i ri afrikan ka ngjallur shqetësime të mëdha, sidomos në Britaninë e Madhe, të përballur sakaq me një variant tjetër të Sars Cov 2.

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock njoftoi se po bëhen të gjitha përpjekjet për të frenuar këtë version të ri të virusit, përfshirë kufizimet e udhëtimit nga Afrika e Jugut.

“Kemi diktuar në Britani dy raste të këtij varianti dhe janë që të dy persona që kanë udhëtuar drejt Afrikës së Jugut, këto kohët e fundit. Do të vendosim kufizime të lëvizjes me këtë vend. Ato do të kenë efekt të menjëhershëm, por do të jenë të përkohshme deri sa të kemi mundësinë të hetojmë më shumë mbi këtë shtam të ri”, tha Matt Hancock, ministër i Shëndetësisë në Britani.

Sipas Hancock, varianti afrikan “është edhe më i transmetueshëm dhe duket se ka krijuar mutacion të mëtejmë sesa varianti i ri që është zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar”. Për pasojë, ai tha se qeveria do të vendosë në karantinë dy rastet e identifikuara në Britani, si dhe kontaktet e tyre më të ngushta.

Anglia ka raportuar për gati 40,000 raste të reja, ndërkohë që varianti i ri i koronavirusit, që konsiderohet 70 përqind më transmetues sesa origjinali, shkakton rritje të infektimeve dhe të shtrirëve në spital. Numri rekord i vdekjeve – 744 – përbën po ashtu shifrën më të lartë prej muajit prill.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet