Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vajza e Maradonës e zemëruar: Bij k****sh, prisnit drogë në autopsi

Autopsia e kryer në trupin e Diego Armando Maradonës përjashtoi përdorimin e alkoolit apo drogërave në ditët e fundit të jetës. Legjenda argjentinase humbi jetën më datë 25 nëntor.

“El Diez” vuante nga zemra dhe nuk i është dhënë asnjë ilaç për zemrën gjatë kurimit. Shumë njerëz e lidhnin vdekjen e tij me rikthimin te veset e vjetra, por e vërteta ishte ndryshe.

Giannina, një nga vajzat e Maradonës, ka bërë një reagim të fortë në Twitter. “Të gjithë bijtë e ku***** prisnin që autopsia e babait tim të konfirmonte konsumimin e drogës, marijuanës dhe alkoolit.

Unë nuk jam doktoreshë, por ai dukej disi i fryrë në momentet e fundit. Zëri i ishte bërë robotik, nuk ishte zëri i tij. Po largohej nga kjo botë dhe unë po luaja nga mendtë e kokës“, shkruan Giannina.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet