Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U kritikua se veshja e saj tregonte pjesët intime, këngëtarja i sqaron të gjithë

Këngëtarja Xhesika Polo ka reaguar pas kritikave të shumta për veshjen e saj në Festivalin e Këngës në RTSH.

Ajo kishte zgjedhur një veshje të bardhë, që dukej se ishte transparente dhe i tregonte lëkurën.

Mirëpo Xhesika ju ka mbyllur gojën një herë e mirë të gjithëve dhe ka treguar se si ka qenë në të vërtetë veshja e saj.

Me anë të një posimi në ‘Instastory’ ajo ka shpjeguar se poshtë ka pasur një copë në ngjyrë lëkure dhe veshja nuk ka qenë fare transparente.

Ndër të tjera, këngëtarja shkruan se kushdo që ka njollosur imazhin e saj do përballet me instancat përkatëse.

“Kjo në të majtë ishte veshja ime në natën e dytë të Festivalit 59 në RTSH! Kjo fotoja në të djathtë është foto që po qarkullon në rrjet këto dy ditë me komente të tmerrshme me mllef e vrer. Unë sot u hasa me të dhe jam e shokuar.

Nuk dua të zgjatem shumë ama dy fjalë do i them. Më vjen keq për mendjen e sëmurë që tregon ajo foto e bërë në atë mënyrë, që ndjesia e vetme që morën nga kënga ime ishte të shkrepnin me vrap këtë foto dashakeqe që të ndiheshin pak më mirë për veten.

Veshja ime nuk është transparente dhe kjo shihet qartë në foton me cilësi!

Kushdo që ka njollosur imazhin tim do përballet me instancat përkatëse sepse nuk është normale të lëndoni njerëzit dhe të flini rehat! S’e di si ju zë gjumi.

Unë gjithsesi do fle shumë e qetë sot pasi kam bërë një këngë shpirti që e kanë vlerësuar dhe e kanë dashur mijëra njerëz dhe për mua kjo ka rëndësi”, shkruan Xhesika.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet