Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Trump kërcënon Iranin pas sulmit me raketë ndaj ambasadës amerikane në Bagdad

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka fajësuar Iranin për një sulm me raketa në ambasadën e SHBA-së në Bagdad dhe kërcënoi se do të ndërmerte veprime ushtarake nëse ndonjë amerikan do të vritej.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Trump thotë se Irani duhet t’i mendojë mirë përgjegjësitë para se të kryejë veprime të tilla. “Nëse një amerikan vritet, unë do ta konsideroj Iranin përgjegjës. Mendojeni mirë”- shkruan Trump.

Postimi i plotë i Trump:

Ambasada jonë në Bagdad u godit të dielën nga disa raketa. Tre raketa nuk arritën të lëshohen. Merrni me mend se nga ishin: IRANI. Tani dëgjojmë biseda sulmesh shtesë kundër amerikanëve në Irak … Disa këshilla miqësore shëndetësore për Iranin: Nëse një amerikan vritet, unë do ta konsideroj Iranin përgjegjës. Mendojeni mirë.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane dënoi akuzat e SHBA, duke thënë se ato janë akuza të përsëritura, të pabaza dhe të rreme që synojnë të zbutin situatën e vështirë në të cilën ndodhet Trump.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet