Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Terrorizoi fshatin me breshëri plumbash, policia në kërkim të 45-vjeçarit të armatosur në Elbasan

Josif Kavaja, 45-vjeçari që terrorizoi uniformat blu pasditen e sotme në fshatin Seltë të njësisë administrative Zavalinë jeton i vetëm në banesën e tij.

Burime bëjnë me dije se ai nuk është i martuar dhe nuk ka fëmijë ndërsa pranë zonës ku ai jeton nuk ka banesa të tjera.

Burime bëjnë me dije se policia po përpiqet të bindë një të afërm të tij që të negociojë për ta bindur që të dorëzohet.

Policia vijon thirrjen per banorët pranë fshatit Seltë që të mos dalin nga shtëpia pa mbaruar aksioni për kapjen 45-vjeçarit.

Kujtojmë se kjo ngjarje duket si një deja-vu e rastit të Kujtim Zhidrut në Elbasan, ku pasi sulmoi me armë policinë dhe terrorizoi banorët e pallatit, u ekzekutua nga Forcat Speciale.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet