Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Terrorizohet Elbasani, 45-vjeçari merr armën dhe qëllon në mënyrë të pakontrolluar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Zavalinë të Elbasanit.

Mësohet se një 45-vjeçari qëllon me armë në mënyrë të pakontrolluar.

Ndërkohë policia po shkon në vendin e ngjarjes. Nuk ka persona të lënduar.

Bëhet me dije se policia kishte shkuar në banesën e këtij shtetasi me një vendim gjykate për kontroll, pasi kishte pretendime se kryefamiljari mbante armë pa leje.

Pasi ka parë se pranë banesës janë afruar efektivë të policisë, 45-vjeçari ka qëlluar me armë. Fill pas këtij veprimi ai është larguar nga banesa dhe është fshehur në pyll.

Aktualisht drejt vendit të ngjarjes janë nisur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet