Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shpërblimi për Vitin e Ri/ Qeveria miraton VKM, bonus për mjekët dhe policët

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin që parashikon se mjekët dhe punonjësit e Policisë së Shtetit do të përfitojnë shpërblim për festat e fundvitit.

“Në fund të pikës 9, të vendimit nr. 929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:

“Përjashtimi kufizues sa më sipër nuk aplikohet për institucionet e kujdesit shëndetësor dhe strukturat e Policisë së Shtetit, mënyra e pagesës së të cilave përcaktohet, përkatësisht, nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.”, thuhet në vendim.

Ky vendimi vjen pak ditë pas miratimit të shpërblimit për pensionistët.

VENDIMI I PLOTË

Nr. 1044, datë 18.12.2020 PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR. 929, DATË 17.11.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN DHE PËRDORIMIN E FONDIT TË VEÇANTË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të nenit 4, të ligjit nr. 10405, datë 23.4.2011, “Për kompetencat për përcaktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të nenit 12, të ligjit nr. 88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Në fund të pikës 9, të vendimit nr. 929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:

“Përjashtimi kufizues sa më sipër nuk aplikohet për institucionet e kujdesit shëndetësor dhe strukturat e Policisë së Shtetit, mënyra e pagesës së të cilave përcaktohet, përkatësisht, nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet