Shifra të larta në Maqedoninë e Veriut, 21 viktima dhe 592 të infektuar

Kosovë&Rajon
Shifra të larta në Maqedoninë e Veriut, 21 viktima dhe 592

21 viktima dhe 592 të infektuar me COVID. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut sa i përket situatës së pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën me dije se kanë humbur jetën 21 pacientë dhe nga 2,206 testime të realizuara, 592 pacientë kanë rezultuar pozitiv.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sakaq rastet e reja 259 janë në Shkup, 31 Kumanovë, Dibra 7, Prilepi 30, Shtipi 8, Tetova 18, Struga 21, Veles 17, Manastir 24, Ohër 28, Kavadar 35, Gostivar 21, Gjevgjeli 8, Strumicë 12, Kriva Pallankë 9, Radovsih 6, Koçani 7, Probishtip , Demir Hisar, Makedonski Brod dhe Pehçevë me nga 1 rast, Berovë 2, Vallandovë 3, Vinicë dhe Dellçevë 4, Kratovë 1, Sveti Nikole 5, Kërçovë 10, Resnjë 7 dhe Negotinë 12.

Ndërkohë ISHP raportoi gjithashtu se 691 persona kanë fituar betejën me koronavirusin.

ME TE LEXUARAT