Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shifra të larta në Itali, 505 viktima dhe mbi 18 mijë të infektuar në 24 orë

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 18,040 raste të reja me koronavirus, nga 193,777 teste të kryera.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në vend, brenda ditës e humbën jetën si pasojë e Covid, 505 qytetarë. Në total, bilanci i viktimave shkon në 70,900.

Me rastet e konfirmuara ditën e sotme, dy milionë rastet e regjistruar që nga fillimi i pandemisë tashmë tejkalohen.

Në total, vendi fqinj regjistron 2,009,317 të infektuar, sipas të dhënave zyrtare.

Sa i përket situatës në spitale, njoftohet se brenda ditës janë regjistruar 149 shtrime në njësitë e kujdesit intensiv. Nga ana tjetër, 24,070 pacientë janë të shtruar në spital me simptoma në pavijone të zakonshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet