Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rama pret në Kryeministri efektivin që u plagos gjatë protestave për Klodian Rashën

Kryeministri Edi Rama pret në kryeministri policin që u dëmtua gjatë protestave për Klodianin.

“Me efektivin e Policisë së Shtetit, Fadil Allaraj, bashkëshorten dhe prindërit e tij, pas transplantit me sukses të syrit në qendrën e specializuar për ushtarakët e plagosur në Turqi.

Uroj nga zemra që asnjë prind e familjar i efektivëve të Policisë së Shtetit, të mos ketë kurrë të tilla dhimbje dhe qoftë kjo natë një bekim për mbarësi, shëndet e gëzim në familje, për të gjithë prindërit e Shqipërisë në radhën më të parë, e për fëmijët e tyre padyshim”, shkruan Rama.

Pjese nga biseda

Rama: Unë isha shumë në merak sepse atë natë mjekët kishin shqetësimin se mos kishte rrezik transporti. Duhet të kishim garanci.

Ne e kemi marrë këtë opinion nga mjekët atje që nëse nuk do ishte bërë faza e parë kështu do të ishte e pamundur që të shpëtohej.

Ata janë shumë të kënaqur me rezultatin. Deri sa të provohet nga ai ne nuk kemi çfarë flasim. Ka ndryshuar komplet kornenë e syrit që ishte problemi më i madh. Ja ke fal dritën e syve dhe ne duhet me e mbrojt.

Në atë moment ajo nevoja është që të thuash se e bëra maksimumin si prind. Për fat të keq mjekët tanë paragjykohen shumë. Por kjo është një ndërhyrje që nuk bëhet në çdo vend të botës. Nuk bëhet as në Francë as në Gjermani

Manastirliu: Edhe ndërhyrja ka qenë e vështirë. Ne e kemi ndjekur.

Rama: Ne e kemi bërë detyrën, shyqyr zotit, falë miqve ja kemi dalë me sukses. Kjo ka rëndësi. Të tjerët janë detyrë.

Rama: Nuse u qetësove pak?

Bashkëshortja e efektivit: Po shumë.

Rama: Mirë që ke këtë

Babai i efektivit: Shkon nga shkon në darkë atje shkon

Rama: Ajo është ministria e Brendshme

Rama: Keni fëmijë

Bashkëshortja e efektivit: Po kemi dy, një djalë dhe një vajzë

Rama: Shikoni ndonjë fëmijë tjetër, mos më shikoni mua që i lashë kaq larg,

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet