Rama për vaksinën antiCovid: Kur është puna për të bërë lypsin për Shqipërinë dimë ta bëjmë më mirë se kushdo tjetër

Aktualitet
Rama për vaksinën antiCovid: Kur është puna për të

Kryeministri i vendit Edi Rama iu përgjigj edhe interesimit të gazetarëve në lidhje me marrjen e vaksinëns antiCovid.

Ai tha se vendi është në diskutim me të treja kompanitë që e kanë prodhuar, po ashtu në diskutim edhe me disa shtete që Shqipëria të mos mbetet pas me marrjen e saJ. Rama shtoi ndër të tjera se ku është puna për të bërë lypësin për Shqipërinë di ta bëjë më mirë se kushdo tjetër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ne jemi në kontakt me Pfizer, Moderna dhe në komunikim me disa vende mike, por siç e dini BE ka marrë një vendim goxha për të ardhur keq. E ka marrë vendimin që për vendet e Ballkanit Perëndimor do jepen tepricat. Këtu s’ka teprica këtu ka më pak se sa ishte prodhuar. Ajo që di është se s’do mbetemi pas të tjerëve, kam folur për dy muajt e parë të vitit të ardhshëm nuk dua të jap më shumë të dhëna…Ju them të gjithëve të jeni të qetë se kur është puna për të bërë lypsin për Shqipërinë besoj se dimë ta bëjmë më mirë se kushdo tjetër…”,-tha Rama.

ME TE LEXUARAT