Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rama dorëzon çelësat e banesës familjes në Zallherr, batuta me prindërit e rinj

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Zallherr ku iu ka dorëzuar çelësat e shtëpive të reja dy familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

I shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Rama ka parë shtëpitë e reja bashkë me të zotët e shtëpisë, teksa nuk kanë munguar dhe ca këshilla për një dy prindërit e rinj të një prej familjeve.

“Këto dhurata do t’i lëmë apo…hajde pra tashi. Gëzuar festat e ta kaloni mirë vitin e ri në shtëpinë e re, t’i keni me shëndet këta.

Shtëpia e re tre dhoma e një kuzhinë, dy fëmijë, se bëni dhe një të tretë…I treti mos harro se vjen me 1 milion e 200 mijë lekë me vete, kështu e ka bonusi, kështu që mendojeni!”, tha Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet