Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Qëlloi me armë drejt policisë, 45-vjeçari fshihet në pyll, kërcënon se do të vrasë gjithë fshatin

Josif Kalaja, 45-vjeçari i cili qëlloi me armë drejt policisë në fshatin Zavalinë, mësohet se është arratisur në pyll.

Banorët e fshatit bëjnë me dije se janë kërcënuar prej Kalasë se deri nesër do t’i vrasë të gjithë.

45-vjeçari i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, filloi të qëllonte fillimisht në ajër duke terrorizuar banorët e fshatit, të cilët e raportuan rastin në polici,

Pas ankesës të banorëve, efektivët janë nisur me urgjencë drejt vendngjarjes dhe gjatë momentit që po hynin në banesën e 45-vjeçarit, kanë hasur në rezistencën me armë të këtij të fundit.

Për momentin nuk raportohet për të plagosur, ndërkohë që Kalaja po vijon rezistencën e tij ndaj uniformave blu. Pritet mbërritja e forcave RENEA për të bërë të mundur neutralizimin e agresorit të fshehur në pyll.

Kujtojmë se kjo ngjarje duket si një deja-vu e rastit të Kujtim Zhidrut në Elbasan, ku pasi sulmoi me armë policinë dhe terrorizoi banorët e pallatit, u ekzekutua nga Forcat Speciale.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet