Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

PD: Rama mashtroi se do të ulte çmimin e energjisë, në 25 prill hapet një epokë e re

Partia Demokratike reagoi pas konferencës që kryeministri Edi Rama mbajti këtë të enjte, ku në fokus ishte energjia. Përfaqësuesi i demokratëve, Eno Bozdo u kthye pas në vitet 2013, kur sipas tij, Rama premtoi se do të ulte çmimin e energjisë elektrike. Por për Bozdon, ai jo vetëm që nuk e mbajti fjalën, por bëri rritjen më të madhe në 30 vite.

“Në vitin 2013 Edi Rama erdhi në pushtet duke premtuar, mes të tjerash, uljen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe biznesin. Në vitin 2015 Rama bëri pikërisht të kundërtën e asaj që premtoi, duke rritur ndjeshëm çmimin e energjisë elektrike si për konsumatorët familjare ashtu edhe për biznesin. Ishte rritja më e madhe në 30 vitet e fundit! Si pasojë e kësaj rritjeje, sot 88% e familjeve shqiptare dhe 100% e bizneseve e paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike. Kështu mesatarisht, një familje shqiptare paguan 64 mijë lekë energji më shumë në vit nga ç’paguante më parë. Për biznesin çmimi u rrit mesatarisht 20%, ndërsa për kategori të caktuara të biznesit u rrit deri në 35%.”

Eno Bozdo tha i bindur se kjo gjë do të marrë fund në 25 prill kur qytetarët të votojnë për qeverinë e re.

“Asnjë gënjeshtër e kryeministrit, sado në gjakftohtësi të thuhet, nuk e mbulon dot të vërtetën: çmimi energjisë është rritur ashtu siç janë rritur pafund taksat, kosto e jetesës, varfëria dhe pamundësia e një familje mesatare për të jetuar normalisht në Shqipëri. Por ndryshimi do të vijë. Asgjë dhe askush nuk e ndal dot! Në 25 prill do të hapet një epokë e re për shqiptarët dhe Shqipërinë!”, u shpreh Eno Bozdo në “Facebook”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet