Nuk ka kufizime gjatë festës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri në Malin e ZI

Kosovë&Rajon
Nuk ka kufizime gjatë festës së Krishtlindjes dhe Vitit të

Ministria e Shëndetësisë së Malit të Zi ka miratuar masat e reja kundër COVID-19 që do jenë në fuqi gjatë festave.

Sipas mediave vendase është shfuqizuar ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00 deri në mëngjes. Kështu që të gjithë qytetarët gjatë festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri do jenë të lirë për të lëvizur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas vendimit të ri të kësaj ministrie, shtetrrethimi shfuqizohet nga ora 22:00 më 24 dhjetor deri në 05:00 të mëngjesit më 25 dhjetor, nga ora 22:00 e datës 31 dhjetor deri në 05:00 të mëngjesit të 2 Janarit 2021 dhe nga ora 22:00 e 5 janarit deri në 05:00 të mëngjesit të 7 Janarit.

Ndërkohë ndalimi i qarkullimit ndërmjet qyteteve për fundjavë mbetet në fuqi, nga e premtja në 22:00 deri të hënën në 05:00 të mëngjesit.

ME TE LEXUARAT