Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ndalohen zyrtarë të lartë në Mal të Zi, Abazoviç: Luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Drejtori i Administratës së Pasurive të Paluajtshme Dragan Kovaçeviç Ana Lakiqeviç e Kërsto Paviqeviç, shefe e njësisë regjionale në Tivar dhe drejtorisë dhe një gjeometër, janë ndaluar ditën e sotme në Mal të Zi pasi akuzohen për abuzim me pozitën e tyre zyrtare.

Prokurorja speciale Lidija Mitroviç, ka urdhëruar ndalimin e tyre për 72 orë, pasi dyshohet se kanë abuzuar me detyrën e tyre zyrtare dhe kanë përdorur burime shtetërore për qëllime personale.

Nënkryeministri malazez Dritan Abazoviç, tha se qeveria e re ka premtuar një luftë kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

“Sidomos kundër korrupsionit të nivelit të lartë, i cili çon tek njerëzit që kanë mbajtur poste të rëndësishme. Unë mendoj se drejtori i Administratës së Patundshmërive është një pozitë jashtëzakonisht e rëndësishme në çdo vend … ka të bëjë drejtpërdrejt me kadastrat e të gjitha komunave. Kishte parregullsi të shumta atje. Unë respektoj prezumimin e pafajësisë … por unë dua të lavdëroj SDT-në ”, Abazoviç.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet