Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Lushnje/ Iu gjet 7 doza heroine në lokal në pranga një 28-vjeçar

LUSHNJE – Një 28-vjeçar u arrestua nga policia e Lushnjes pasi në lokalin e tij iu gjetën 7 doza heroine.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në lokalin e 28-vjeçarit me iniciale Sh.Z. në lagjen “Skënder Libohova” u gjetën dhe u sekuestrua lënda narkotike.

Gjithashtu në pranga u vendosën dhe 2 persona të tjerë pasi u kapën me disa doza të vogla kanabisi.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj një 30-vjeçari me iniciale O.P. në lagjen “Loni Dhamo” iu gjetën 3 doza kanabis dhe një dorezë hekuri.

Policia gjeti dhe 2 doza të tjera kanabis në automjetin e një 37-vjeçari me iniciale A.S.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet