Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kushtetuesja funksionale/ Gjonaj: Hap domethënës drejt plotësimit të reformave dhe anëtarësimit në BE!

Pas bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese ka reaguar dhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Përmes një postimi në Facebook ajo shkruan se ky është një hap domethënës drejt plotësimit të reformave dhe kushteve për anëtarësimin në BE.

“Këtë fund viti e mbyllim me një lajm shumë të mirë për konkretizimin e rezultateve të Reformës në Drejtësi! Gjykata Kushtetuese tashmë funksionale me 6 anëtarë! Një hap domethënës përpara që i shërben Shqipërisë në avancimin e reformave, por njëkohësisht plotëson të gjitha prioritetet e vendosura për negociatat për anëtarësim në BE. Falenderim BE-së dhe SHBA-së për mbështetjen e pakursyer” – shkruan Gjonaj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet