Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kujdes! Përdorimi i tepërt i dezinfektuesit dëmton lëkurën

Shefi i Departamentit të Shëndetit Publik i Spitalit të Fakultetit të Mjekësisë pranë Universitetit Trakya (TÜ) në Turqi, Faruk Yorulmaz, paralajmëroi se përdorimi i tepërt i dezinfektuesit shkakton tharje, leskërim, çarje dhe hollim të lëkurës.

Yorulmaz në deklaratën për Anadolu Agency tha se është jashtëzakonisht e rëndësishme të sigurohet që lëkura e njeriut, fuqia mbrojtëse e së cilës nuk është e pakufizuar, të mbahet në një gjendje që mund t’i rezistojë faktorëve të dëmshëm dhe të mbrojë trupin.

Ai tërhoqi vëmendjen në pastërtinë e duarve që ka kontakt më së shumti me mjedisin.

“Kushti i parë i pastrimit është pastrimi me ujë dhe sapun. Nëse nuk mund t’i arrijmë këto, mund të përdorim dezinfektues. Padyshim, dezinfektuesit kanë potencialin të dëmtojnë lëkurën më shumë sesa uji dhe sapuni”, theksoi ai duke shtuar se nuk duhet të teprohet me pastrimin e duarve dhe lëkurës.

Sipas Yorulmaz, lëkura e njeriut përmban 10-15 për qind ujë dhe se sasia e ulët ose e lartë e këtij uji sesa normalja krijon një mjedis për përkeqësimin e integritetit të lëkurës.

Duke shtuar se ekzagjerimi i higjienës së duarve ka disa dëme, ai tha se “Përdorimi i shpeshtë i kolonjës ose dezinfektuesit shkakton tharje, leskërim, çarje dhe hollim të lëkurës, pasi ky ujë ose dezinfektues heq ujin që përmban lëkura”.

Ai thekson se lëkura e holluar dhe e dëmtuar do të jetë e pamjaftueshme të mbrojë trupin tonë.

“Mos përdorni doreza nëse nuk punoni në një mjedis të ndotur”

Yorulmaz thekson se edhe përdorimi i saktë i dorezave është i rëndësishëm për shëndetin e duarve.

Ai potencoi se është i panevojshëm përdorimi dorezave nëse nuk punohet në një mjedis të ndotur, ose larja e teshave dhe enëve me detergjent.

“Nxehtësia në dorë, e shkaktuar nga doreza, krijon mjedisin më të përshtatshëm për rritjen e mikrobeve. Prandaj, më shumë kontakt me ujin në një mjedis të tillë shkakton si dëmtimin e lëkurës, ashtu edhe përhapjen e mikrobeve ekzistuese”, tha Yorulmaz.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet