Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kryemadhi me fermerët në Fier: Ndryshimi po vjen, ne do bëjmë më të mirën

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka qenë sot në Frakull të Fierit ku ka biseduar me fermerët.

Kryemadhi shkruan se të dëgjosh sfidat që përballen, e sidomos të rinjtë, vetëm sa të forcon bindjen për punën që duhet të bëjmë dhe ndihmën që kanë nevojë.

Ajo thekson se ndryshimi po vjen dhe se do të bëjmë më të mirën, që djersa e familjeve që i dedikohen bujqësisë të mos shkojë më dëm.

“Fermerët e Shqipërisë janë krenaria e Shqipërisë. Me punën e palodhur të tyre, ata i japin jetë tokës pjellore me të cilën na ka bekuar Zoti.

Të dëgjosh sfidat që përballen fermerët në Frakull të Fierit, e sidomos të rinjtë që kanë vendosur të qëndrojnë për punë të ndershme në vendlindje, vetëm sa të forcon bindjen për punën që duhet të bëjmë dhe ndihmën që kanë nevojë.

Ndryshimi po vjen dhe ne do të bëjmë më të mirën, që djersa e familjeve që i dedikohen bujqësisë të mos shkojë më dëm por mundi i tyre të vlerësohet në bazë të punës së kryer”, shkruan Kryemadhi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet