KQZ miraton propozimin e opozitës: Qeverisë i ndalohet të japë koncensione 4 muaj para zgjedhjeve

Politikë
KQZ miraton propozimin e opozitës: Qeverisë i ndalohet të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar propozimin e opozitës në KQZ për ndaluar qeverinë të japë kontrata konsensionare dhe PPP, 4 muaj përpara zgjedhjeve.

Propozimi u pranua edhe nga përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji. Para disa ditësh, Partia Demokratike ka depozitoi një draft në Komisionin Rregullator në KQZ ku zgjeroi gamën e aktiviteteve që i duhen ndaluar qeverisë 4 muaj para zgjedhjeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mes tyre përfshihej “falja e kamatvonesave të gjobave, si dhe detyrimeve tatimore dhe doganore.

Ndalimi i dhënies me koncesion, PPP dhe çdo kontrate tjetër publike; ndalimin e privatizimeve dhe tjetërsimeve të çdo lloj prone, aseti shtetëror e publik, përdorimin e detyruar në fushatë zgjedhore të administratës shtetërore e publike qendrore e vendore brenda dhe jashtë orarit të punës për veprimtari dhe/ose aktivitete për qëllime zgjedhore, si dhe përdorimin në mënyrë të detyruar dhe të organizuar brenda orarit mësimor të nxënësve/studentëve të sistemit shkollor parauniversitar dhe universitar për veprimtari dhe aktivitete në funksion të zgjedhjeve, ose premtimin apo ofrimin e përfitimeve nëpunësve publikë ose nxënësve për të marrë pjesë në veprimtari për qëllime zgjedhore, jashtë orarit të punës ose mësimit, si dhe ushtrimin e presionit ndaj tyre për këtë qëllim”.

ME TE LEXUARAT