Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Kjo zyrë ka shumë vetmi”, Rama flet nga Kryeministria për marrëdhënien me Fatos Nanon

Gjatë një interviste për emisionin “Opinion”, Kryeministri Edi Rama ka folur ndër të tjera edhe për raportin me ish-kryetarin e Partisë Socialiste Fatos Nano.

Rama tha se për herë të parë në Kryeministri ka hyrë kur atë e drejtonte Fatos Nano, ndërsa e cilësoi shumë të bukur raportin mes tyre sot, pavarësisht përplasjeve në të shkuarën.

“Të them të drejtën raportin sot mund ta quaj të bukur. Komunikojmë jo intensivisht, hera -herës, por ajo që është pjesa e bukur e raportit është që ai ka qenë këtu, dhe ai e di edhe fizikisht se çfarë do të thotë presion i kësaj zyre.

Dhe mbi të gjitha ai dhe besoj dhe të tjerët që kanë qenë këtu, e dinë se ç’është vetmia në këtë zyrë. Kjo zyrë ka shumë vetmi.

Njerëzit mendojnë se kur hipën në majë, je i rrethuar me një mori njerëzish. Në fakt, në majë je më vetëm se askush tjetër.

Sepse kur vjen koha e momenteve të vështira, je komplet vetëm.

Për këtë arsye, eksperinca, ndjesia fizike e të jetuarit në këtë zyrë, sfidat, sfilitjet, përplasjet edhe ajo që kemi kaluar me njëri-tjetrin na e kanë bërë këtë raport shumë të bukur”, tha Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet