Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Grabitën dhe hodhën në kanal pa ndjenja efektivin në Mamurras, zbardhet pas 9 vitesh ngjarja! Arrestohen dy kushërinjtë

Është zbardhur pas 9-vitesh grabitja dhe plagosja me sende të forta e një ish-efektivi të policisë së Burgjeve, ngjarje e ndodhur në qershor të vitit 2011-të në Fushë-Mamurras të Kurbinit.

Autor të ngjarjes janë identifikuar dy kushërinjtë Elson Bushgjoka, 27-vjeç banues në Kamëz, Tiranë i cili është arrestuar dhe Fatjon Bushgjoka, i cili rezulton të jetë në burg aktualisht i dënuar për kryerjen e një vjedhje në Kavajë.

Sipas Gjykatës së Kurbinit, dy kushërinjtë rezultojnë të jetë autoret e grabitjes dhe dhunimit të shtetasit Arben Doçi, i cili në atë kohë punonte si efektiv i policisë së burgjeve dhe si taksist pa licencë. Gjatë kohës që Doçi punonte si taksist është marrë nga dy të rinjtë, të cilët i kanë kërkuar që t’i çonte në Mamurras dhe në një zonë të errët dhe pa lëvizje i kanë kërkuar që t’i zbresë. Pasi kanë zbritur njëri prej të rinjve, i ka thënë efektivit se i kishte rënë goma e makinës, duke bërë që Doçi të parkonte në anë të rrugës dhe të zbriste nga automjeti. Në momentin që efektivi është përkulur për të parë gomën është goditur me sende të forta nga dy të rinjtë, duke mbetur pa ndjenja.

Më pas, kushërinjtë Bushgjoka e hodhën efektivin në një kanal dhe morën makinën e sendet e tij personale dhe u larguan. Mjeti u gjet i braktisur pranë zonës së Kasharit dhe janë gjetur gjurmë gishtërinjsh të kushërinjve, prova që ka çuar në zbardhjen e ngjarjes pas 9-vitesh hetime.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet