Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale, betohet sot te presidenti Meta gjyqtari Kalo

NJOFTIM PUBLIK MBI ORGANIZIMIN E CEREMONISË SË BETIMIT TË GJYQTARIT TË RI TË GJYKATËS KUSHTETUESE;

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, në datë 23.12.2020, ka administruar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese (vakancë e parakohshme).

Presidenti Meta, pasi shqyrtoi praktikën dhe dokumentacionin e përcjellë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në përfundim, me Dekretin nr. 11882, datë 23.12.2020, ka vendosur të përzgjedhë dhe ka emëruar zotin Përparim Kalo gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese për plotësimin e kësaj vakance.

Presidenti Meta, në mbështetje të nenit 129 të Kushtetutës dhe nenit 8 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, ka vendosur që:

– Zoti Përparim Kalo, anëtar i emëruar i Gjykatës Kushtetuese, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, ditë e enjte në datë 24.12.2020, ora 10:30.

Ceremonia e betimit zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës dhe për këtë ftohen të jenë të pranishëm Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë apo një përfaqësues i zgjedhur prej tij, Kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, dhe Avokatja e Popullit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet