Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Franca miraton përdorimin e vaksinës Pfizer

Autoriteti Kombëtar i Shëndetit në Francë ka aprovuar autorizimin e vaksinës kundër koronavirusit Pfizer / BioNTech, sipas një deklarate të lëshuar të enjten.

Autoriteti ka konfirmuar se vaksina “mund të përdoret për personat mbi 16 vjeç”, duke pasur parasysh efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës.

Sipas deklaratës do t’u jepet përparësi personave me rrezik të lartë, duke filluar me të moshuarit që jetojnë në shtëpitë e kujdesit.

Sipas Ministrit Francez të Shëndetësisë Olivier Véran, procesi i vaksinimit pritet të fillojë të dielën në shtëpitë e kujdesit në të gjithë Francën, me dërgesat e vaksinave që pritet të mbërrijnë të shtunën.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet