Festa të pazakonta, Italia në izolim të plotë për 10 ditë

Bota
Festa të pazakonta, Italia në izolim të plotë për 10

Prej orës 24.00 Italia ka hyrë në regjim izolimi të plotë për të ndaluar rrezikun e lartë të infektimit pandemik në festat e Kishtlindjes e të ndërrimit të viteve.

Për 10 ditë Italia do të jetë një zonë e kuqe ku banorëve iu është ndaluar dalja nga banesa e spostimet nga një komunë në tjetrën si dhe ndër 21 rajonet italiane me njëri- tjetrin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Do të jenë të mbyllura çdo aktivitet tregtar e prodhues me përjashtim të atyre për nevoja ushqimore si dhe farmacitë. Do të ndalohet lëvizja e çdo qytetari nga banesa e do të lejohet vetëm për motive pune, jetike e shëndetësore.

Regjimi i izolimit të plotë në Itali do të jetë i velfshëm për 10 ditë rresht e në datat 24, 25,26. 27, 31 dhjetor 2020 e 1,2.3. 5 e 6 janar 2021.

Por masat e reja të zoimit lejojnë daljen vetëm një herë nga banesa për dy persona të së njëjtës familje së bashku me minorenë nën moshën 14 vjec për t’ju bashkuar familjarëve të afërt brenda të njëjtit rajon në ditët festive e parafestive të Krishtlindjes e të ndërrimit të viteve.

Është një Krishtlindje e pazakontë, e një fundvit i trishtë për Italinë e cila qe vendi i parë në Europë që u godit for nga pandemia globale.

Deri më sot virusi Covid 19 ka shkaktuar në Itali mbi 70 mijë viktima e gati 2 milionë të infektuar.

Për të garantuar respektimin e masave të reja të sapo hyra në fuqi, Ministria e Brendshme Italiane ka aktvizuar mbi mbi 70 mijë forca policore që do të patrullojnë rrugët kryesore lidhëse mes komunave e rajoneve italiane si dhe rrugët e sheshet e qyteteve.

Çdo shkelje e këtyre masave çon në gjobitjen nga 400 deri në 1000 euro e në mbylljen për të paktën pesë ditë e në rast përsëritje deri në tërheqjen e licencës së aktvitetit tregtar për bizneset.

ME TE LEXUARAT