Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Eurodeputetja gjermane e konsideron gabim rrëzimin e qeverisë në Kosovë

Eurodeputetja gjermane Viola von Cramon e sheh Kosovën para sfidave të mëdha vitin e ardhshëm.

Zgjedhjet e ardhshme duhet të sjellin stabilitet politik që të fillojë puna me listën e gjatë të reformave, tha ajo për DW. Gjykata Kushtetuese në Kosovë e shpalli të pavlefshme zgjedhjen e qeverisë Hoti që do të thotë zgjedhje të reja.

Përpos problemeve me pandeminë, një president të dorëhequr, ngecjen e gjatë të dialogut dhe probleme të pazgjidhura politike, situata në vend duket e nderë. Von Cramon theksoi bindjen e saj se rrëzimi i qeverisë në 25 mars, ishte një gabim.

“Shumë në perëndim e komentuan atëherë kështu, dhe ne të gjithë e kritikuam që nuk është ide e mirë të rrëzosh në kohë pandemie një qeveri, që deri atëherë kishte bërë një punë të mirë e shumë njerëz ishin të kënaqur. U duk që në fillim, se do të bëhej e vështirë të gjendej një shumicë për ndërrimin e qeverisë apo zgjedhjen e kryeministrit të ri. Gjykata Kushtetuese konfirmoi atë që e thanë që në fillim shumë vetë, që kjo zgjedhje nuk ishte kushtetuese, edhe nën atë rrethanë që u lejuan në votim, persona që ishin dënuar. Këtë pohim nuk e kisha bërë më parë, sepse në fillim është mirë të thonë fjalën e tyre gjykatat. Për mua është për të ardhur keq, që Gjykatës Kushtetuese iu desh shumë kohë për këtë”, tha Von Cramon.

Cramon shtoi se shpreson që zgjedhjet e reja të sjellin stabilitet, që Kosova të mos ketë çdo vit zgjedhje e që të fillojnë reformat, të cilat priten prej një kohe të gjatë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet