Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Është droga ime, ul stresin deri në 50%”, Rama tregon fiksimin e tij

Kryeministri Edi Rama, shpesherë është kritikaur se vizaton e shkarrativ dokumentat zyrtare, madje në media dhe rrjete sociale janë publikuar edhe disa dokumenta.

Për lidhjen e tij me pikturën, ka folur mbrëmjen e sotme edhe kreu i qeverisë, i cili tregoi se shkarravit gjatë gjithë kohës kur është në punë.

Duke iu referuar një studimi, Rama tha në emisionin “Opinion” se personat që shkarravisin kur flasin, i ulet stresi deri në 50%.

“Unë gjatë gjithë kohës shkarravis këtu kur janë në punë. Këto (lapsat dhe penelat) janë droga ime. Kjo ndodh ndërkohë që unë jam krejtësisht i fokusuar te bashkëbiseduesi dhe dora ime shkarravit.

Ka një studim se shumë njerëz shkarravisin gjatë bisedimit. Studimi thotë se personat që shkarravisin kur flasin, i ulet stresi deri në 50%”, theksoi kryeministri.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet