"Dua luftë me Ramiz Alinë", Rama rrëfen si u largua pas debatit nga PD

Politikë
"Dua luftë me Ramiz Alinë", Rama rrëfen si u largua pas

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, pjesëmarrjen e tij në një nga mbledhjet e para të Partisë Demokratike dhe largimin prej saj, pas një diskutimi me Gramoz Pashkon.

Rama ka treguar se ai nuk ndodhej në Tiranë në momentin e lëvizjes së dhjetorit, pasi ndodhej në një ekspozitë në Korfuz, ndërsa në vazhdim pohon se ajo çfarë ka caktuar hyrjen e tij në jetën politike është vdekja e të atit. “U angazhova sepse im atë vdiq atë ditë. Në çdo ditë tjetër po të kish vdekur nuk do isha këtu sot”, tha Rama.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pjesë nga intervista

Rama: Të nesërmen që u hap ajo dreq ekspozite, që ishte ekspozita ime e parë jashtë, kam lënë tim atë aty. Jam nisur dhe kemi ardhur me makinë nga Igumencia deri në Kakavijë. Dhe kishte ardhur im vëlla bashkë me Dash Pezën. Tim vëlla e kish zënë makina dhe kur arritëm në Fier u kujtuam që Olsin e kishim lënë në Tepelenë. Kam ardhur vonë nga darka, ora 6-7. Dhe më çuan tek ajo salla, ishte një dhomë atje, dhomë konvikti. Janë atje më thanë dhe shkuam. Ishte i ndjeri Gramoz Pashko, atë pashë të parin.

Fevziu: Ti e njihje.

Rama: E njihja. “Urdhëro – tha – çfarë do”? Sikur s’më njihte. I thashë unë jam Edi Rama, kam ardhur për këtë punë. Dhe aty ndërhyri ky figura, që unë ja kisha dëgjuar emrin. Dhe në fakt talleshim me ato shkrimet e tij, të Saliut.

Fevziu: Në fakt ishin shkrime që kishin një kurajo jo të vogël.

Rama: Ishte shumë komunist për të qenë i marrë seriozisht. Sepse ishte ajo pjesa që mundohej të thoshte Ramzi Alia që këtu mund të ketë zëra që mund të flasin. Ishin disa nga këta që i kishin marr si…. nejse…

Dhe thotë: O, po ky le të vijë se na duhet për fushatë se është i zoti i gojës, Saliu. Ata po formulonin një deklaratë që ishte e para deklaratë e PD-së së sapoformuar për disa ngjarje në Shkodër.

Ramiz Alia i kishte bërë copë, huliganë.

Ndërkohë aty ishte ky figura në këmbë. Preçi po lexonte tekstin. Dhe në një moment unë i them: Ku jam këtu, ça është kjo? Është njësoj si me e pas shkruajt Ramiz Alia. Jeni parti e opozitës apo është komiteti i rinisë që është bërë parti? Se nuk mund t’u themi huliganë që kanë thyer xhamat se janë të gjithë njerëz që janë rrahur për 50 vjet.

Në atë moment Gramozi shkretë thotë: ça propozon ti? Dhe unë i them: Luftë me Ramiz Alinë.

Dhe Gramozi thotë: Jo thotë, Ramiz Alia është presidenti ynë dhe është garant i këtij procesi dhe PD nuk do vendosë kandidat kundër Ramiz Alisë, do jetë kandidat i përbashkët. Ndërsa ti, nëse do luftë dil e bëj një parti tjetër. U çova dhe ika. Leka Meksi më vuri këmbën, se ishte tek dera dhe më tha: Mos ik. Thashë dhe nja dy fjalë dhe ika.

Fevziu: Doje të angazhoheshe në PD?

Rama: Nuk doja të angazhohesha në asnjë parti. Doja të angazhohesha me Partinë Demokratike në funksion të një gjëje për të cilën luftoja. Unë s’e konceptoja dot që të merresha me një gjë tjetër veçse me art.

Fevziu: Ndërkohë që ishit kontestues i së majtës 6 vite më pas zgjodhët të majtën…

Rama: Nuk isha kontestues i së majtës, por i partisë së punës dhe atyre që ndërruan xhaketën brenda 24 orësh.

Fevziu: Ishit kritik dhe ironik edhe i atyre të PS që dolën nga Partia e Punës.

Rama: Patjetër, edhe i atyre që ndërruan xhaketën brenda 24 orësh dhe u bënë antikomunistë si Saliu me shokë. Kam qenë kritik me të dyja palët dhe nuk e kam patur asnjëherë idenë që do përfshihesha me politikë.

Fevziu: Pse u angazhuat në vitin 1998?

Rama: U angazhova sepse im atë vdiq atë ditë. Në çdo ditë tjetër po të kish vdekur nuk do isha këtu sot. Ka qenë një humor i universit, kur i thonë. Im atë ndërroi jetë në 11 Prill dhe koinçidoi me momentet kur Fatos Nano po bënte qeverinë e re. Erdha për funeralin e tij me një biletë vjatje – ardhje./

ME TE LEXUARAT