Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Do ju vras”, 45-vjeçari kërcënonte prej kohësh banorët e fshatit, policia rrethon zonën

Prej disa orësh, policia ka rrethuar zonën dhe vijon kërkimet për të gjetur 45-vjecarin Josif Kalaja, i cili terrorizonte banorët me të shtëna armësh dhe u fsheh në pyll pasi mbërritën efektivët.

Pavarësisht thirrjeve, ai zgjedh që të qëndrojë i fshehur, rast që sjell ndërmend historinë e famshme të ‘Rambo-s’.

Ndërkohë policia i ka kërkuar banorëve të fshatit Seltë që të mos dalin nga shtëpia pa mbaruar aksioni për kapjen e 45-vjeçarit.

Për dy javë me radhë, dilte në toka bujqësore dhe qëllonte në ajër duke bërtitur “do ju vras”.

Ndërkohë mësohet se ai nuk është i martuar dhe nuk ka fëmijë ndërsa pranë zonës ku ai jeton nuk ka banesa të tjera. Policia po përpiqet të bindë një të afërm të tij që të negociojë për ta bindur që të dorëzohet.

Kujtojmë se kjo ngjarje duket si një deja-vu e rastit të Lefter Zhidrut në Elbasan, ku pasi sulmoi me armë policinë dhe terrorizoi banorët e pallatit, u ekzekutua nga Forcat Speciale.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet