Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Detyronte kosovarët të këndonin këngë serbe dhe i dehte, dënohet me burg serbi

Është dënuar sot me 6 vite burgim Nenad Arsiç, i cili akuzohet për krime lufte në Kosovë. “RadioKim” raporton se vendimi është marrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Kujtojmë që ai u arrestua më 22 tetor të vitit 2019 në pikën e kalimit kufitar të Merdarës, dhe qysh atëherë është mbajtur në paraburgim. Fill pas dënimit reagoi avokati i tij Dejan Vasiç, që ka paralajmëruar ankesë në shkallën e dytë.

“Kur të marrim aktgjykimin, do të shtroj ankesë në Gjykatën e Apelit dhe shpresoj që me më shumë ndërgjegje do të shqyrtojë lëndën dhe të lirojë Nenadin nga përgjegjësia”, ka thënë Vasiç për mediat serbe.

Sipas aktakuzës, më 1999 ai kishte kryer krime lufte ndaj civilëve shqiptarë në lagjen Emshir në Prishtinë.

Në aktakuzë thuhet se Arsiçi në cilësinë e përbërjes rezervë të policisë serbe ka shkelur rëndë të drejtën humanitare ndaj shqiptarëve të Kosovës, duke u futur në shtëpinë e një familjeje dhe duke i shtyrë të pinë raki e të këndojnë këngë patriotike serbe.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet