Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Boshatisen rrugët e Italisë, vendi në izolim total për festat e fundvitit

Qeveria italiane ka vendosur masa të rrepta për të ndalur përhapjen e koronavirusit gjatë festave të fundvitit. Nga 24 dhjetori deri më 6 janar, i gjithë vendi do të përcaktohet 10 ditë si zonë e kuqe dhe 4 të tjera si zonë portokalli.

Për të dalë nga shtëpitë, qytetarëve në Itali do t’u nevojitet një autorizim, ndërsa forcat e rendit kanë shtuar kontrollet në rrugë.

Qarkullimi mes rajoneve është i ndaluar, përveç për arsye pune, shëndetësore apo nevoja të tjera të domosdoshme. Lehtësim i vogël në ditën e ndërrimit të viteve dhe më pas, ku lejohet një zhvendosje e vetme, për të vizituar miqtë apo prindërit.

Blerjet e shfrenuara për Krishtlindje mungonin këtë vit, por të mërkurën, qytetarët pushtuan dyqanet për të blerë dhuratat e minutës së fundit përpara izolimit.

Rrobat dhe bizhuteritë ishin mes dhuratave të zakonshme edhe në këtë kohë pandemia, por dhurata më e kërkuar e italianëve është një shëndet I mirë dhe sigurisht, një vaksinë.

“Izolimi dhe kufizimi i vizitave tek të dashurit tanë është një problem edhe për ne të rinjtë. Nuk duhemi harruar ne të rinjtë, por izolimi është i mirëpritur dhe duhet të shkojmë përpara, me shpresën që të kemi një vit të ri më normal e të qëndrueshëm” u shpreh Leonardo Dalusi, banor i Romës.

“Si çdo kush, uroj për një kthim të jetës normale. Shpresoj që kjo vaksinë të na drejtojë ne te normaliteti dhe të na bëjë njerëz më të mirë.

Duket si një koncept që e marrim si të mirëqenë, por kjo situatë ndoshta do të na bëjë të kuptojmë se kush ka rëndësi në të vërtetë për ne”, thekson Angela Rossi, një tjetër banore.

Italia do të nisë vaksinimet për Covid-19, më 27 dhjetor, pasi rregullatori Europian e më pas ai shtetëror aprovuan përdorimin e dozave të zhvilluara nga Pfizer dhe Biontech.

Qeveria e Romës synon që të arrijë imunitetin e tufës me anë të vaksinës deri në fundin e verës së vitit të ardhshëm.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet