Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zyrtare, rruga ku u vra 25-vjeçari merr emrin e Klodian Rashës

Rruga ku i riu u ekzekutua në datë 8 dhjetor në Tiranë, pranë shtëpisë merr emrin e tij, Klodian Rasha.

Vendimi u miratua në mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës pak ditë më parë, ndërsa sot është vendosur tabela me emrin e rrugës.

Ishte kryebashkiaku Erion Veliaj që e njoftoi pak ditë më parë që një gjë të tillë ia kishte kërkuar i ati i 25-vjeçarit, Qazim Rasha gjatë vizitës për ngushëllim pas ngjarjes së rëndë.

Klodian Rasha u ekzekutua nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj, i cili ndodhet pas hekurave për ngjarjen e rëndë, që pasoi me protesta të shumta dhe dorëheqjen e Sandër Lleshajt.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet