Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zyrtare/ Ky është kandidati i PDK-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë

Partia Demokratik e Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare kandidat për kryeministër do të ketë kryetarin në detyrë të kësaj partie, Enver Hoxhaj.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili. Ismaili para mediave kritikoi dy qeveritë e kaluara, Kurti dhe Hoti, duke thënë se kanë sjellur shumë dështime.

“Nga qeveria Hoti-Kurti kemi pasur dështime të njëpasnjëshme. Viti 2020 ishte i rëndë për ekonominë, mijëra punëtorë mbeten pa punë. Jam i lumtur të shpalosi vendimin tonë se kandidat për kryeministër i PDK-së, është Enver Hoxhaj”, tha ai.

Ismaili tha se Hoxhaj ka një karrierë të bujshme në politikë, dhe se PDK hynë në zgjedhje me një program të qartë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet