Zbardhet rrëfimi i personit që vrau Ajet Gunelin. “Më shau rëndë e kërcënoi, do t’fus plumbin më tha”

Aktualitet
Zbardhet rrëfimi i personit që vrau Ajet Gunelin. “Më shau

Vrasja e Ajet Gunelit në fshatin Goraj të Beratit, ka ardhur si pasojë e një zenke të çastit në telefon mes viktimës dhe autorit të ngjarjes, shtetasit Vangjel Polovina.

Ky i fundit momentalisht ndodhet në burg, por gjatë fazës së marjes në pyetje ka pranuar autorësinë e krimit, duke deklaruar të gjithë dinamikën e ngjarjes dhe zënkën me telefon që pati me Ajet Gunelin, person të cilit i kishte marë stallën e derave me qëra.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vangjel Polovina ka treguar se e ka vrarë qiradhënësin me një automatik kallashnikov, që e mbante të fshehur poshtë krevatit, qysh prej vitit 1997. “…unë kam marë një stallë me qëra nga Ajet Guneli, që prej një viti, e cila ndodhet në fshatin Perondi. Me Gunelin e kisha lënë se do ti jepja një shumë prej 1 milion e 800 mijë lekë të vjetra në vit.

Dua të sqaroj se i kisha dhënë 1.8 milion lekë për një vit, duke e likujduar për vitin 2019. Për vitin 2020 i kam dhënë një pjesë të lekëve dhe pjesën tjetër kemi rënë dakord me Ajet Gunelin, se do ta likujdoja me mish. Takimi i fundit i joni ka qënë në datën 16 dhjetor 2020. Ajeti ka qënë së bashku me mikun e tij Alush Xherimeja.

Theksoj se në këtë takim, Ajetit i kam dhënë 70 kg mish dhe për këtë sasi mishi kemi rënë dakord, që kjo sasi lekësh të ishte si shpërblim për shlyerjen e shumës së lekëve të qërasë për vitin 2020…”-ka treguar autori i krimit. Ndërkohë në datën 17 dhjetor 2020 Vangjel Polovina dhe Ajet Guneli, janë takuar së bashku dhe janë ndarë normalisht me njëri-tjetrin. Mirëpo në orët e darkës të datës 17 dhjetor 2020,Ajeti e ka marë në telefon Vangjelin, por ai nuk e kishte dëgjuar dhe nuk i ishte përgjigjur. Të nesërmen në datën 18 dhjetor 2020, Vangjeli e ka marë në telefon Ajetin, duke i pohuar këtij të fundit se përse e kishte kërkuar. “…Ajeti, sa ka hapur telefonin direkt është përgjigjur me fjalët “…ku je o kurvë, ku je o të q…robt, të q… gruan, të q… robt e fisit… do vij tek stalla do të q… rob, do të fus plumbin. Ndërsa unë i jam përgjigjur, “…ore çfarë thua jam Fredi i stallës, çfarë thua…”.

Nga kërcënimi dhe frika unë kam shkuar në shtëpinë time në Kuçovë dhe aty kam marë me vete kallashin, që e kisha marë kur u hapën depot në vitin 1997 dhe kam shkuar në fshatin Goraj me makinën time.Kur kam shkuar në fshatin Goraj, kam parë Ajet Gunelin, që ndodhej në prani të Alush Alush Xherimeja, në ambjentet e një lokali. E kam thirur Ajetin nga makina, që ndodhej në një distancë prej 15 metra dhe Ajeti ka bërë sikur ska dëgjuar. Më pas sërisht e kam thirur dhe Ajeti është çuar ka marë një karrige dhe ma ka hedhur përpara për të më goditur, ndërkohë ka filluar të afrohej pranë tij.Në këtë moment unë kam mbushur armën, kam zbritur nga makina, kam qëlluar njëherë në ajër, duke i kërkuar Alush Xherimesë të largohej pasi nuk kisha punë me të.

Më pas kam qëlluar në një distancë 7 apo 8 metra drejt në trup Ajet Gunelin. Më janë mbaruar plumbat dhe kam vrapuar tek makina, ku kam marë një karikator tjetër, dhe sërisht kam filluar të qëlloj me armë në ajër dhe në drejtim të Ajet Gunelit. Gjatë kësaj kohe, Ajeti thëriste vetëm “…mos, mos, mos…”. Pas vrasjes kam marë në telefon policinë e Beratit dhe u kam thënë se kam vrarë një person dhe më pas kam shkuar në komisariatin e Kuçovës. Dua të theksoj se vrasjen e kam kryer nga tronditja e fortë psiqike, nga sharjet brutale që më bëri Ajet Guneli.

ME TE LEXUARAT