Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vjosa Osmani flet për datën e zgjedhjeve pas takimit me partitë politike

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se sapo të pranohet aktgjykimi i plotë i Kushtetueses do të caktohet sipas saj edhe data e zgjedhjeve.

Ky reagim i Osmanit erdhi pas takimeve të zhvilluara me të gjitha partitë politike politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

“Në takime është diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Pas përfundimit të takimeve dhe diskutimeve përmbajtësore me të gjitha subjektet politike, Presidentja Osmani ka theksuar se sapo palët ta marrin Aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, menjëherë do të caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

U.d. Presidentja do të mbajë takime edhe me KQZ-në si dhe institucione të tjera relevante në mënyrë që organizimi i zgjedhjeve të bëhet sipas standardeve më të larta”, sqarohet në komunikim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet