Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Viti 2021 i panjohur për të gjithë”, Rihana: Dua ta dërgoj muzikën në një nivel tjetër

Këngëtarja dhe afaristja 32-vjeçare, Rihanna, e cila nuk ka publikuar album të ri muzikor nga ai i vitit 2016, “ANTI”, është e vendosur të vijë me shumë risi vitin e ardhshëm, dhe në këtë plan e ka përfshirë edhe muzikën e saj.

Për revistën “Closer”, këngëtarja duke folur për planet e saj në të ardhmen, citohet të ketë thënë:

“Viti 2021 është i panjohur për të gjithë ne, dhe askush nuk është i sigurt se çfarë kufizime do të kemi.

Unë e kam nën kontroll kreativitetin tim artistik, prandaj dua ta dërgojë muzikën dhe markat që i menaxhoj në një nivel tjetër”.

Në të kaluarën, Rihanna u kishte premtuar adhuruesve që ia vlen të presin për albumin e saj të ri.

Ylli i hitit “Work” ka deklaruar: “Unë gjatë gjithë kohës jam duke punuar rreth muzikës sime. Vetëm pse nuk e kam lansuar album të ri për disa vjet, nuk do të thotë se nuk kam punuar në këtë drejtim.

Nuk planifikoj të lansoj muzikë vetëm sepse njerëzit po e kërkojnë atë. Por pritja për albumin do t’iu shpërblehet”.

Rihanna gjithashtu ka gjetur sukses si aktore dhe afariste, me markën e saj të produkteve kozmetike dhe veshjeve të brendshme, por këngëtarja insiston se pavarësisht për çfarë është duke punuar, duhet të jetë ndonjë projekt në të cilin beson vërtetë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet