Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Varianti i ri i Covid-19 futet edhe në Belgjikë, indetifikohen katër raste

Në Belgjikë janë indetifikuar katër raste të variantit të ri të koronavirusit i cili u zbulua në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas deklaratës së bërë nga ministri i shëndetësisë në Belgjikë,Jan Eyckmans katër rastet janë zbuluar në fillim të muajit në rajonet veriore flamande, që kufizohen me Hollandën.

Mutacioni i ri i koronavirusit që u indetifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mendohet të jetë 70 për qind më i transmetueshëm.
Lidhur me këtë rast, shumë vende të botës kanë vendosur që t’i ndalojnë udhëtimet me Mbretërinë e Bashkuar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi që njerëzit mos bëjnë alarm , duke thënë se kjo ishte një pjesë normale e evolucionit të një pandemie.

“Ne duhet të gjejmë një ekuilibër. Është shumë e rëndësishme të kesh transparencë, është shumë e rëndësishme t’i thuash publikut ashtu siç është, por është gjithashtu e rëndësishme të pranosh që kjo është një pjesë normale e evolucionit të virusit”– ka thënë shefi i urgjencave të OBSH-së, Mike Ryan në një konferencë online.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet