Tërhiqet nga gara për vakancat në Gjykatën Kushtetuese Zhaklina Peto

Aktualitet
Tërhiqet nga gara për vakancat në Gjykatën Kushtetuese

Zhaklina Peto, e cila garonte për vendin e lënë bosh nga gjyqtari Besnik Muçi për në Gjykatën Kushtetuese është tërhequr nga vendimi.

Në njoftimin e KED, bëhet me dije se në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, janë shqyrtuar gjetjet në procedurën e verifikimit dhe vendimmarrja për Peton, e cila zgjodhi të tërhiqej nga kandidimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Peto kundërshtoi disa herë skualifikimin e KED dhe thuajse bëri ‘luftë’ për tu emëruar si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese, por në mbledhjen e ditës së sotme nuk mori pjesë pasi është izoluar nga infektimi me Covid.

Njoftimi i plotë: Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 23.12.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, duke iu përmbajtur rendit të ditës:

1.Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019:

– Zhaklina Peto.

Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatit të mësipërm.

Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, Avokati i Popullit si edhe përfaqësuesi i Presidentit të Republikës.

Mbledhja nisi me miratimin e rendit të ditës si dhe miratimin e procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes së datës 21.12.2020.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi vijoi me shqyrtimin e gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019 vendosi:

Përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes, së kandidaturës së Zj. Zhaklina Peto, për shkak të tërheqjes nga kandidimi, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Vendimi i plotë dhe i zbardhur, do të publikohet i arsyetuar në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

ME TE LEXUARAT