Shpërthen bombola e gazit në një banesë në fshatin Gjashtë të Sarandës, pamjet e para nga vendngjarja
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gjashtë në Sarandë, ku në një banesë ka shpërthyer bombola e gazit. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale.
Mësohet se banesa është në pronësi të shtetases Zise Koci, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes si dhe forcat e shërbimit të zjarrfikëses.