Shpërblim 50 mijë të vjetra për pensionistët/ Valteri: A keni turp? Po i varfëroni shqiptarët çdo ditë e më shumë

Politikë
Shpërblim 50 mijë të vjetra për pensionistët/ Valteri:

Deputeti i opozitës Halit Valteri, në fjalën e mbajtur në parlament, foli edhe për shpërblimin prej 50 mijë lekë të vjetra, që qeveria ka ndarë për pensionistët.

Valteri u shpreh se kjo është një tallje që bëhet me pensionistët, duke shtuar se shqiptarët po varfërohen përditë e më shumë, ndërsa qeveria jep koncesione.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Të rinjtë nuk kanë më shpresë, shqiptarët janë varfëruar në 20 vjet. Pensionistët e zonave rurale marrin shumë pak para. Një person me pension nuk mbyll dot muajin. Një i afërmi im ka punuar 40 vjet dhe merrte 143 mijë lekë të vjetra, ku vetëm ujë, drita e ilaçe, e mbetet që të jetojë me para sa kafja e mëngjesit të një deputeti.

Të bësh 50 vjet punë të rëndë dhe të marrësh 50 mijë lekë të vjetra, që për dy pensionistë i bie me 100 mijë lekë të vjetra të kalojnë Vitin e Ri. A keni turp? Kostoja e jetesës po rritet përditë. Qeveria po tallet me pensionistët. Ju keni bërë marrëzi ekonomike”, tha Valteri.

ME TE LEXUARAT