Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shkencëtari amerikan i qetëson të gjithë: Vaksinat për Covid-19 ofrojnë mbrojtje dhe për variantet e tjera

Vaksinat për Covid-19 duhet të ofrojnë mbrojtje edhe për versionet e reja që janë zbuluar së fundmi. Kështu është shprehur një shkencëtar i sëmundjeve infektive për mediat në SHBA.

Dr. Amesh Adalja, anëtar i Shoqatës së Sëmundjeve Infektive të Amerikës, thotë se të dhënat paraprake tregojnë se vaksina do të ofrojë mbrojtje.

“Është e rëndësishme që të mbani mend se një vaksinë nuk krijon një lloj antitrupi, krijon një mori të tërë antitrupash dhe është shumë e vështirë për një virus të shpëtojë nga të gjithë ata, veçanërisht kur po ndodh kaq shpejt – do të thotë që ky mutacion është mjaft i ri . Nuk është diçka që po zhvillohet për ca kohë, “ Adalja për CNN të mërkurën.

Kujtojmë se dy versione të reja të koronavirusit janë zbuluar së fundmi në Britaninë e Madhe ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për raste të ardhura nga Afrika e Jugut. Ky lloj versioni i virusit është zbuluar gjithashtu në Danimarkë, Holandë dhe Australi, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Adalja tha se vaksinat stimulojnë gjithashtu pjesë të tjera të sistemit tuaj imunitar që janë të rëndësishme për të luftuar viruset.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet