Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rrëfimi i 63-vjeçarit të përdhunuar mbi 1 mijë herë: Murgeshat më dërgonin në festa s*ksi dhe..

“Murgeshat katolike që drejtonin një shtëpi fëmijësh në Gjermani bënin rolin e tutorit, duke dërguar djem të vegjël te priftërinjtë, politikanët dhe biznesmenët, të cilët i përdhunonin ata nëpër festa s*ksi”.

Kjo është dëshmia e një prej viktimave, i cili ka fituar në gjyq të drejtën për dëmshpërblim.

Sipas “Der Spiegel”, 63-vjeçari tregoi me detaje se si murgeshat, në këmbim të parave, e dërgonin që të abuzohej nga priftërinjtë dhe njerëz të fuqishëm që kur ishte 5 vjeç. Ai tha se është përdhunuar mbi 1000 herë gjatë viteve ’60 dhe ’70.

“Murgeshat kryenin rolin e tutorëve për djemtë deri në 14 vjeç. Nëse ata nuk pranonin të shkonin në këto festa s*ksi, i rrihnin me shkopinj ose i përplasnin kokën në mur”, kujton viktima, identiteti i të cilit nuk është zbuluar.

Shtëpia e fëmijës në Speyer të Gjermanisë u mbyll në vitin 2000, pasi u mësua skandali.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet