Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Nisja e 524 shtëpive në Laç, Erdogan: Shpresoj që ky projekt të jetë i hajrit

Në ceremoninë e zhvilluar sot për hapjen e themeleve të 524 shtëpive në Laç përshendëti edhe Presidenti i Turqisë, Erdogan. Ai tha se kjo është një shenjë e miqësisë mes dy kombeve.

“I nderuar miku im, të nderuar ministra, të nderuar vëllezërit e mi të çmuar në Laç. Ju përshëndes me ndjenja më të përzemërta.

Me rastin e kësaj ceremonie ndjej një kënaqësi të madhe që jam me ju. Shqipëria është miku dhe partneri i afërt i Turqisë në Ballkan.

Ne shohim gëzimin e popullit shqiptar si gëzimin tonë dhe pikëllimin e tij si pikëllimin tonë. Pas tërmetit ne kemi dërguar 4 maune me ndihma humanitare. Pas katastrofës ne ofruam edhe mundësinë për të ndërtuar shtëpitë pavarësisht pandemisë.

Në gusht filluan punimet dhe sot po organizojmë ceremoninë e hedhjes së themeleve për këto banesa. Shpresoj që ky projekt që përfshin 524 banesa, 42 milionë euro, të jetë i dobishëm dhe i hajrit.

Shenjë e re e miqësisë. Shpresojmë që shtëpitë tua dorëzojmë sa më parë vëllezërve tanë shqiptarë që u dëmtuan. E lus Zotin tim që të na mbroje.

E përshëndes z. Rama dhe personalisht dua ta falënderoj për kontributin që ka dhënë dhe kam bindjen se këto pasoja të fatkeqësisë t’i kalojmë sa më shpejt.

Uroj që në këto shtëpi të jetoni në paqe dhe shëndet një jetë të tërë”, tha Erdogan.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet