Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ngritja e Kushtetueses, Kryemadhi: Proces i vonuar, LSI promotore e institucioneve të pavarura

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar në lidhle me bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një postimi në Facebook Kryemadhi shprehet se plotësimi i vakancave në Kushtetuese është për tu vlerësuar por thekson se është një process i vonuar dhe nëse mazhoranca do të kishte marrë parasysh propozimet e Opozitës së Bashkuar Gjykata do të ishte ngritur prej kohësh.

Statusi i plotë: Çdo hap pozitiv që hidhet drejt ngritjes së institucioneve themelore të Republikës së Shqipërisë, siç është plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, është për tu vlerësuar.

Këto janë procese shumë të vonuara, përtej afateve që duheshin realizuar, që nëse mazhoranca do të kishte marrë parasysh propozimet e Opozitës së Bashkuar, vendi do të kishte prej kohësh Gjykatë Kushtetuese tërësisht funksionale si dhe Gjykatë të Lartë.

LSI ka qenë dhe mbetet promotore e proceseve që ngrejnë institucione të pavarura dhe me integritet, në alternativë të shkatërrimit institucional ku Rilindja ka ngritur pushtetin.

Ne i cilësojmë këto institucione jetike për garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve tanë.

Ne jemi thellësisht të shqetësuar që dhjetori 2020 e gjen Shqipërinë që aspiron BE-në, pa shtet të së drejtës tërësisht funksional, pa kontroll dhe balancë të pushteteve.

25 Prill 2021 është dita kur Shqipëria ndahet nga një periudhë e errët, kur institucionet e shtetit u vendosën tërësisht në funksion të pushtetit të një individi të vetëm, për të hapur një kapitull të ri.

Pas 25 Prillit, në pushtet rikthehen qytetarët!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet